Vllaznia çdo dite e me shume po plotesohet ne organiken e saj me lojtaret e duhur. Vetem pasditen e sotme me te kane firmosur dy futbolliste te tjere, pikerisht Uheid Hoxha dhe Demir Imeri.

Ne kete menyre, tashme stafi teknik ka me shume lojtare cilesore ne dispozicion dhe kjo ka bere qe ne bashkepunim edhe me drejtuesit e klubit te mendojne per te bere edhe largime nga skuadra.

Burime prane skuadren bejne te ditur se trajneri Brdariç ka nder mend t’i largoje 4-5 lojtare te rinj nga stervitja e ekipit te pare. Njekohesisht do te bisedohet me drejtorin Djarmati apo dhe me drejtuesit e tjere te klubit per menyren si do t’i sistemojne ato diku tjeter sepse nuk kane ne plan t’i lene te lire.

Ndonjeri nga ato qe eshte me kontrate mund te huazohet ne ekipe te tjera, ndersa te tjere do te kalojne te sterviten me ekipin U21 por duke qene gjithmone ne vemendjen e ekipit te pare.

Emrat e ketyre lojtareve pritet te behen te ditur shume shpejt. Nje levizje e tille duket se eshte e detyrueshme per momentin sepse tek Vllaznia ne ditet ne vijim priten edhe 3-4 lojtare te tjere dhe ne kete menyre organika do te plotesohet me to.
www.shkodrasport.com