Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite, teksa ditët e fundit, klubi i Faisali Harmah ka shfaqur interes për gardianin shqiptar.

Drejtimi i skuadrës i është besuar ish-trajnerit të Kombëtares shqiptar, Paulo Tramexanit, ndërkohë që mediat italiane bëjnë me dije se në radarët e Al Faisalit, përveç Alban Hoxhës, ka përfunduar edhe ish-sulmuesi i PSG-së dhe Milanit, Zheremi Menez.

Francezi mund të largohet nga Rexhina këtë verë, teksa ka marrë një ofertë tunduese nga Arabia Saudite. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare.