Pasditen e sotme Vllaznia është rikthyer në seancat stërvitore, pas ditës së djeshme të pushimit. Shkodranët nën urdhërat e trajnerit Memelli dhe stafit të tij kanë zhvilluar stërvitjen e plotë në fushën sportive të Golemit. Ku edhe grupi i futbollistëve ka qenë i plotë.

Megjithatë Hakaj dhe Mala kanë zhvilluar vetëm vrapime individuale, duke mos u bashkuar me grupin. Por që nuk vuajnë nga dëmtime të rënda dhe shpejt priten në fushë.

Gjithashtu pjesë e stërvitjes ka qenë edhe Xhelil Asani. Ish-futbollisiti i Erzenit që u zyrtarizua në Shkodër vetëm paraditen e sotme.

Mbrojtësi i majtë ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e re dhe pritet me kureshtje se çfarë do tregojë me kuqeblutë. Por edhe një tjetër lojtar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin ishte pjesë e seancës së sotme stërvitore.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se kemk te bejme me nje futbollist nga Amerika Latine dhe luan në rolin e sulmuesit. Ai do jetë në provë disa ditë për të bindur stafin kuqeblu.

Vllaznia do vijojë çdo ditë me stërvitjet intensive e po ashtu miqësoret. Duke qenë se tashmë kampionati është shtyrë me 1 javë dhe kjo i jep akoma më tepër kohë skuadrës të jetë e gatshme dhe në formë për sezonin e ri.
Endri CINARI