Vllaznia nuk po kalon një moment të mir ënë kampionët, ku në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm 4 pikë. Për shkak të këtyre rezultateve shkodranët kanë humbur terren në tabelën e klasifikimit dhe tashmë e shikojnë vetëm në vendin e 8-të me vetëm 13 pikë.

Sfida e radhës për kuqeblutë është ndaj Laçit në ‘”Loro Boriçi”, takim që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00. Në këtë përballje Qatip Osmani do të kërkojë vetëm fitoren për të larguar krizën, ndonëse nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë kurbinasve.

Bekim Balaj do të jetë mungesa e madhe e këtij dueli, me kapitenin që ndaj Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre. Në këto kushte është i pezulluar, por ky nuk është shqetësimi i vetëm për Osmanin.

Esat Mala mungoi ndaj demave dhe stafi kryqëzon gishtat që lojtari të rikuperohet në kohë për sfidën e së shtunës. Gjendja e tij do të shikohet nga stafi dhe do të jenë mjekët e skuadrës ata që do të thonë fjalën e fundit. Në këto kushte Mala mban “peng” formacionin ndaj bardhezinjve./newsport/