Medalja e arte e fituar nga Franko Burraj ne Kampionatin Europian te Shteteve te Vogla (Championship of the Small States of Europe), nuk ka qene e vetmja medalje e fituar nga atletet shkodrane.
Perpos tij ne podium jane ngjitur edhe dy shkodranet e tjere, Muhamet Çangeli dhe Durjan Idrizaj. Te dy ata kane zene vende te treta ne garat ku kane marre pjese dhe jane nderuar me medalje te bronzta.
Ne fakt, ajo e Çangelit fare mire mund te ishte e argjendte. Kjo sepse vendi i dyte ne garen e kercimit se gjati, i ka ikur per vetem 1 centimeter. Atleti shkodran ka kercyer 7.56 metra, ndersa kundershtari i tij 7.57 metra. Ne kete gare ka konkurruar edhe atleti tjeter i Vllaznise Endri Rakaj qe ka kercyer 7.31 metra dhe eshte renditur i pesti.
Edhe atleti Durjan Idrizaj ka bere nje paraqitje te mire ne garen e 110 metrave me pengesa duke u renditur edhe ai ne vend te trete dhe duke merituar medaljen e broznte.
Emertimi Kampionati Europian i Shteteve te Vogla duket se ia zbeh disi vleren ketyre medaljeve, por te mos harrojme se pjesmarres ne te kane qene sporetiste nga 18 vende te ashtuquajtura “te vogla” e pikerisht: Shqiperia, Andora, Armenia, Azerbajxhani, Bosnje- Hercegovine, Qipro, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Gjilbraltari, Islanda, Kosova, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Monako, Mali i Zi dhe San Marino.
Gjergj KOLA