Akademia “Djelmnia shkodrane” eshte nje nga me seriozet dhe me te mirat ne Zonen e Shkodres. Nje Akademi ku drejtuesit e saj i kushtojne shume rendesi formimit profesional te futbollisteve dhe per kete po bashkepunojne edhe me klube te Superiores si Vllaznia e Laçi.
Por nga ana tjeter, me ekipet e moshave te vogla nuk kane munguar edhe rezultatet dhe gjysma e pare e kampionateve te mbyllura e tregon me se miri kete gje me renditjet e tyre.
Keshtu ekipi U15 i drejtuar nga i mirenjohuri Astrit Prençi e ka mbyllur fazen e pare si “kampion dimri” duke e udhehequr i vetem renditjen pas nje paraqitje shume te mire ne ndeshjet e deritanishme.
Nderkohe te njejten ecuri ka edhe ekipi U13 (A) i kesaj Akademie qe drejtohet nga trajneri Suad Prençi i cili ne 10 ndeshjet e fazes se pare te kampionatit ka arritur te fitoje 8, te barazoje 1 dhe te humbase vetem 1 dhe me 25 pike te grumbulluara kryeson renditjen duke patur kater pike me shume se Atletik A.
Sukseset e deritanishme te kesaj Akademie nuk jane rastesi sepse tek ajo punohet shume mire qe ne moshat me te vogla duke i kushtuar shume rendesi te mesuarit i te luajturit bukur futboll. Mjafton te shohesh ekipin U11 (A) te drejtuar nga trajneri Fatmir Marku dhe del kollaj ne nje perfundim te tille.
Edhe ky ekip e ka mbyllur gjysmen e pare te kampionatit ne vendin e pare te renditjes, me 7 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Ka arritur te grumbulloje 22 pike dhe si rrjedhoje kryeson me merite dhe padyshim qe konsiderohet nje ekip qe meriton gjithçka.
Nderkohe tek grupmosha U9, ekipi A i “Djelmnia shkodrane” qe drejtohet nga trajneri Bledar Marshiq ndodhet per momentin ne vendin e dyte te renditjes, por ne rradhet e tij ka shume elemente qe dine te luajne bukur futboll./SHKODRA-SPORT.COM/