Qe prej dites se djeshme, Teuta eshte pa trajner. Ajo ka larguar Diego Longon pikerisht pas humbjes 0-2 ndaj Vllaznise dhe si rrjedhoje tashme pritet te mesohet emri qe do ta pasoje ate ne pankinen durrsake.
Burime prane kesaj skuadre kane bere te ditur per gazeten se kandidati kryesor eshte Edi Martini, nje trajner qe e njeh mire kete ambjent dhe mbi te gjitha, ka fituar me shume se kushdo tek Teuta.
Emerimi i tij duket i sigurte dhe kjo mund te zyrtarizohet diten e sotme, megjithate ne oret e fundit ka dale ne skene edhe nje tjeter kandidature. Behet fjale per ish- trajnerin e Partizanit Giovani Colella.
Ai ndonese eshte larguar nga te kuqve, vazhdon te ndjeke me interes kampionatin shqiptar dhe shpeshhere eshte i pranishem edhe ne ndeshjet e tij. Madje gazeta “Shkodra Sport” zbulon se nje deshire e tij ka qene per te drejtuar edhe Vllaznine.
Megjithate fokusi i tij tani duket se eshte pankina e Teutes, ndonese duket e veshtire qe presidenti Hasanbelliu ta nderroje Edi Martinin me dike tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/