Esin Hakaj ishte një largimet e verës së Vllaznisë. Mbrojtësi shkëputi marrëdhëniet me skuadrën pas 3 sezonesh. Ku spikati me performancën e tij duke qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të kampionatit. Për këtë arsye, interesi për të pasur shëebimet e 27-vjeçarit është i madh.

Nga Superliga siç e ka përmendur më parë edhe “Shkodra Sport” interesi është konkret dhe i lartë nga AF Elbasani. Ku verdheblutë tashmë të ngjitur në elitë duan të formojnë një skuadër solide.

Por gazeta po ashtu mëson se një tjetër ekipi i Superiores që ka konktaktuar Hakajn është Tirana. Bardheblutë të cilët po bëjnë një riformatim total të skuadrës nga sezoni i shkuar.

Por Hakaj duket se momentalisht është i përqendruar për një largim jashtë Superligës. Duke mos u nxituar momentalisht për të nënshkruar me një ekip në kampionatin tonë. Kujtojmë që Hakaj ka një eksperiencë të madhe në Superiore. Përveç Vllaznisë, ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Teutës dhe Partizanit.
Endri ÇINARI