Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Në këtë përiudhë të vështirë klubet janë në krizë të madhe financiare dhe nuk mund të paguajnë shpenzimet e lojtarëve. Sindikata e Futbollistëve prej ditës ka nisur aksionin e saj për t’i ardhur në ndihmë atyre lojarëve që janë në vështirë të madhe financiare.
Në një postim në faqen e tij, kreu i Sindikatës së futbollistëve është shprehur se gjatë këtyre ditëve kanë konstatuar që në një situatë edhe më të vështirë se lojtarët, janë ish-futbollistët që kanë kontribuar për futbollin në vend. Në këtë mënyrë, Sindikata ka vendosur në në paketën e ndihmave të përfshihet edhe kjo kategori.
Postimi i Andi Lilës:
Të nderuar miq, sic jeni në dijeni Sindikata e Futbollisteve Profesionistë Shqiptare prej disa ditësh ka filluar shperndarjen e ndihmave për futbollistët në gjendje të veshtirë ekonomike. Por gjatë ketyre ditëve kemi konstatuar një situatë shumë më të rendë se ajo që mund të përballojë Sindikata jonë.
Konkretisht kemi konstatuar se sot në një situatë shumë të veshtirë ndodhen edhe ish-futbollistet, ata për të cilët ka detyrim e gjithe shoqeria jonë. Sindikata duke i vlersuar për kontributin që kanë dhënë për futbollin Shqiptare si dhe duke i konsideruar anetarë moral të Sindikates, ka vendosur që në këtë situatë të veshtirë të bejë pjesë të paketes së ndihmave që do të shperndajë edhe ish-futbollistet.
Kryesia e Sindikates falenderon në menyrë të vencantë Futbollistet dhe ish-futbollistet e ekipit kombetarë gjithashtu dhe futbollistë të kategorisë superiore për gadishmerinë e shprehur për të përkrahur këtë nisme të Sindikates. Futbolli na bashkon të gjithëve. Te gjithë sëbashku do ta kalojme këtë situatë të veshtirë./newsport/