Ndeshja e parë e Arabisë Saudite kundër Rusisë ishte totalisht për t’u harruar nga ana e lojtarëve të Arabisë Saudite.
Ata u mundën 5-0 duke qenë thuajse inekzistentë në fushë, por një tjetër detaj mori vëmendje të madhe.
Salem Al-Dawsari u fut në fushë ndaj Rusisë duke veshur fanellën me nr. 18, por askush nuk e ka kuptuar gabimin.
Sigurisht nuk ka qenë e lehtë të kuptoje vendosjen e gabuar të tetës.
Numri ‘8’ siç duket edhe nga fotot është vendosur me kokë poshtë, një detaj shumë i vështirë për tu pikasur. Natyrisht një detaj jo dhe i rëndësishëm, por në një kompecion
të tillë, nuk mund të lihet pa u vënë re.