Vendet arabe po mbushen gjithnje e me shume me trajnerë shqiptarë. Pas Gilman Likës, dy të tjerë do të marrin rrugën e largët. Jemi duke folur për Besmir Shabanin dhe Gersi Arbërin.
Al-Batit është klubi që i ka kontaktuar për të marrë respektivisht drejtimin e U-19 dhe U-17. Që të dy kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e Apolonisë. Vlonjati iku pak para se mbyllej sezoni i fundit si zv.trajner nga fierakët, ndërsa i beratasit tek akademia e bardhejeshilëve.
I entuziazmuar për këtë lëvizje, Arbëri për gazetën thotë: “Ishte një surprizë e këndshme për mua dhe nuk u mendova dy herë, pasi oferta e ardhur kishte kushte të kënaqshme në terma financiarë dhe në kushte akomodimi.
Do të nisemi javën e ardhshme së bashku me trajnerin Besmir Shabani, pasi edhe ai është kontaktuar nga akademia e AlBatit”.