Nga Endri ÇINARI

Rubin Hebaj po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon. Sulmuesi që po aktivizohet në kampionatin e futbollit në Uzbekistan është shndërruar në një protagonist absolut të kampionati. Rrjetat e tij kanë udhëhequr deri më tani skuadrën e Andijan.

Shtalarti numëron 12 gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi më i mirë në Uzbekistan. E po ashtu duke qenë një nga pretendentët për të fituar këpucën e artë të kampionatit. Por golat e sulmuesit nuk janë vetëm të rëndësishëm, por edhe shumë të bukur për tu shijuar.

Së fundmi ish-futbollisti i Vllaznisë është vlerësuar për golin e muajit. Hebaj ka marrë çmimin simbolik nga federata e futbollit në Uzbekistan.

Kur ka ngelur edhe vetëm 1 javë nga përfundimi i sezonit në Uzbekistan, janari pritet i nxehtë për Hebajn ku pas formës së treguar, interesi për shkodranin është shtuar shumë së fundmi.