Klubet e mëdha belge kanë kthyer sytë nga talentet shqiptare, duke kthyer pak në kujtesë vitet kur në kampionatin e këtij vendi kishte shumë lojtarë të ndryshëm shqiptarë që konkurronin kundër njëri-tjetrit.
Pas Sindri Gurit e Kristial Abazajt që u transferuan përkatësisht te Ostende e Anderleht, dy klube të mëdha belge i kanë hedhur sytë një tjetër sulmuesi të ri shqiptar.
Sipas asaj që është mësuar nga “VipSport”, Gent dhe Zylte Varegem kanë shprehur interesin për të transferuar gjatë verës ish-sulmuesin e Vllaznisë dhe aktualisht pjesë e Domzhales në Slloveni, Rubin Hebaj.
Futbollisti shihet si një lojtar me shumë perspektivë dhe një element me shumë të ardhmen ndaj klubet belge janë të gatshme të investojnë për të, meqenëse për momentin edhe çmimi i kartonit të tij nuk është ende i lartë.
Sezoni i parë i Hebajt në Slloveni nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm, por duke luajtur kryesisht si zëvendësues ai ka arritur gjithsesi që në 15 ndeshje të shënojë 5 gola e të japë 3 asiste. /vipsport/