Fitorja e Vllaznisë dhe mbijetesa e mundshme e shkodranëve duket se nuk shqetëson vetëm Kamzen, por edhe dy ekipe të tjera që duan të përfitojnë nga rënia e shkodranëve.

Tërbuni dhe Orikumi presin me padurim rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë në mënyrë që edhe ekipi B të rrëzohet automatikisht në të dytën.

Kjo do iu jepte mundësinë ekipeve të mësipërme që të provonin edhe njëherë shansin e tyre për të luajtur në Kategorinë e Parë.

Megjithëse rregullorja nuk e përcakton qartë se cili ekipi nga Tërbuni apo Orikumi përfiton nga rënia e Vllaznisë B, një dritë jeshile hapet për të dy skuadrat.

Me sa duket shkodranët nuk do kenë kundër në fund të këtij kampionati vetëm Kamzen, por edhe Tërbunin dhe Orikumin që po presin me padurim hapin fals të kuqebluve./newsport/