Nga Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ka vetem largime por edhe afrime. Ditet e fundit me ekipin eshte bashkuar nje lojtare me shume pervoje dhe nje nga me te spikaturat e kampionatit shqiptar.
Behet fjale per te mirenjohuren Esmeralda Tuci. Ajo ka nisur stervitjen me ekipin shkodran duke u vene ne dispozicion te trajneres Nora Deda e cila e ka mirepritur ardhjen e saj.
Pervoja dhe eksperienca e madhe e Tucit do te jete nje plus me shume per ekipin shkodran qe kryesisht eshte i perbere nga lojtare te reja.
Tuci ka luajtur gjate karrieres se saj me ekipet me te mira te kampionatit shqiptar, nderkohe qe ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e Mirdita Volej. Po ashtu ajo ka qene per shume vite edhe anetare e ekipit tone kombetar.
Nga sa behet e ditur, per ardhjen e Esmeralda Tucit ka kontribuar edhe zevendestrajneri Ardian Dodani i cili permes miqve ka arritur te gjeje financat e duhura per ta bere kete volejbolliste te njohur pjese te Vllaznise.
Ne kete menyre, ekipi shkodran me marrjen e kesaj lojtareje po mundohet te kompesoje sadopak largimet e Petezes, Kirit, Molles, Preçetajt e Kaçit te cilat jane bashkuar me Skenderbeun dhe Barleti Volej./SHKODRA-SPORT.COM/