Siç kemi bërë të ditur, ditën e shtunë do të nisë në Shkodër edicioni i 16-të i Memorialit Ndërkombëtar të boksit, “Vllaznia 2018”.

Por ndërkohë, Federata Shqiptare e Boksit ka shfrytëzuar këtë Memorial që do të zhvillohet në Shkodër, për të bërë edhe kampionatin e 16 vjeçarëve po në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ai do të nisë pasditen e së premtes dhe do mbarojë paraditen e së shtunës ku ekipi shkodran sigurisht që do të kërkojë edhe këtu titullin kampion.

Ekipet pjesmarrëse në këtë kampionat kanë mbërritur ditën e sotme në qytetin tonë dhe nesër paradite do të kryejnë peshimet në mënyrë që pastaj të përcaktohet edhe kalendari i ndeshjeve të ditës së parë.

Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga Klaudio Çekini ka objektivat e veta për t’u shpallur kampion megjithatë pritet që të ketë shumë rivalitet nga ekipet pjesmarrëse.
www.shkodrasport.com