Kukësi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe këtë e dëshmon renditja e rezultatet e fundit. Sikur të mos mjaftonin këto, verilindorët po përballen edhe me dëmtime të shumta, ku mungesës së vazhdueshme të Rrumbullakut dhe Musollit, shtohen të tjera shqetësime.
Kështu, problem do të mbetet krahu i majtë i mbrojtjes për Kukësin duke qenë se Vangjel Zguro është i pezulluar, ndërkohë që edhe Ylli Shameti ka shfaqur shqetësime në ditët e fundit. Ai ka pësuar një dëmtim para disa javësh dhe mungesa e pushimeve, vetëm sa e ka rënduar gjurin.
Edhe për mesfushorin francez Shafik Tigruxha ka pasur probleme dhe situata e tij do ët qartësohet në ditët e mbetur.
Këtë javë, Kukësi luan në transfertë ndaj Kamzës, që ka ndërruar trajner dhe përballë verilindorëve, është pikërisht tekniku që i shpalli kampionë, Ernest Gjoka. /VipSport/