Vedat Muriqi arriti që në merkaton e verës të bënte një hap të madh në karrierë duke firmosur me gjigandët e Fenerbahçes.

Skuadra e tij, është në luftë për titullin kampion dhe sulmuesi shtatlartë po e bën më së miri punën e tij duke shënuar gola në mënyrë të frregullt.

Sulmuesit të Kosovës, pritet t’i bashkohet edhe një tjetër futbollist shqiptar në kampionatin turk. Mediat turke raportojnë se klubi është bënë pas shërbimeve të mbrojtësit Florent Hadërgjonaj i cili nuk po kalon një moment shumë të mirë me Adërsfilldin.

“CNN Turk” raporton se mbrojtësi nuk ndihet i lumtur te Adërsfilldi dhe gjigandët turq janë vënë seriozisht pas tij.

Hadërgjonaj mund të transferohet në Turqi që në merkaton e janarit për të blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe natyrisht që do të ishte një hap i rëndësishëm për të në karrierë. /VipSport/