Ditën e sotme, Shkodra është zgjuar nga festimi i bukur që përjetoi mbrëmjen e djeshme, ku priti Kupën e Shqipërisë, që u kulmua me një fitore të Vllaznisë.
Kjo ndeshje finale e Kupës së Shqipërisë, që u luajt në Tiranë, la pa gjumë edhe Shkodrën. Pas fitores, në Shkodër, tifozët pritën deri vonë që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta. Ndeshja doli me rezultatin 2-1 për Vllazninë, prandaj tifozët dolën në rrugët e Shkodrës për të festuar një trofe, që ishte i dyti rradhazi brenda dy viteve.
Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi u transmetua edhe në dy ekrane të mëdhenj LED në pedonalen e qytetit dhe u ndoq nga qindra njerëz në këto fan-zone të vendosura në Shkodër.
Ashtu siç “Shkodra Sport” e paralajmëroi para disa ditësh, Bashkia Shkodër kishte marrë përsipër një organizim të tillë, teksa nga tifozët e Vllaznisë u përjetuan emocione të jashtëzakonshme në pedonalen e Shkodrës, “Kol Idromeno”.
Maringlen ZHIVANI