UEFA nuk ka ndryshuar vetem orarin e ndeshjes Vllaznia- Valur, qe perfundimisht do te luhet te enjten ne oren 20.30, por edhe arbitat e kesaj sfide te kthimit te vlefshme per turin e pare te “UEFA Conference League”.

Fillimisht institucioni i futbollit europian kishte caktuar nje treshe arbitrash nga Azerbajxhani per te vendosur drejtesit ne stadiumin “Loro Boriçi”, por sot gjerat kane ndryshuar.

Arbitri kryesor per kete ndeshje do te jete italiani Simone Sozza, ndersa asistente do te jene dy bashkeatdhetaret e tij, Davide Imperiale dhe Filippo Bercigli. Po ashtu, edhe arbitri i katert do te jete nga Italia-Antonio Rapuano.

Ende nuk dihet arsyeja e nderrimit te arbitrave, por tashme ky eshte fakt dhe ne Shkoder do te jene fqinjet tane ata qe do te vendosin drejtesi ne fushen e lojes, ne nje ndeshje qe pritet te dhuroje jo pak emocione./www.shkodrasport.com/