Bekim Balaj dhe Odise Roshi iu shtuan listës së futbollistëve që u tërhoqën nga Kombëtarja. Pjesë e kësaj liste janë edhe Klaus Gjasula, Ermir Lenjani dhe Sokol Cikalleshi mbyllën aventurën e tyre me kuqezinjtë pas Euro 2024.
Kontributi i tyre është i padiskutueshëm, ku paraqitjet dhe golat e shënuar kanë ndihmuar kuqezinjtë të shkojnë drejt arritjeve të mëdha. Për të nderuar veteranët e Kombëtares, FSHF-ja ka menduar t’i surprizojë.
Para startit të sfidës me Çekinë që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” në orën 20:45 do të organizohet një ceremoni ku do të nderohen 5 ish-ët e skuadrës.
Gjasula, Lenjani, Cikalleshi, Balaj dhe Roshi do të ketë mundësitë të zbresin edhe njëherë tjetër në “Air Albania” dhe të shijojnë emocionet e forta para tifozëve kuqezi për të mbyllur kështu një cikël fantastik në Kombëtare.