Milani do të bëjë ndërhyrje në merkaton e janarit dhe ato u paralajmëruann edhe nga drejtuesit kuqezinj, me Ibrahimoviç i cili praktikisht konfirmoi emrin e parë.
Markus Rashford është kthyer në objektiv real për sulmin kuqezi dhe bisedimet me Mançester Junajtid kanë filluar prej disa ditësh për të mundësuar transferimin e sulmuesit në Serinë A.
Por kuqezinjtë po bëhen gati edhe për një tjetër lëvizje që në fakt nuk ishte e parashikuar. Mediat italiane kanë raportuar sot se Milani ka piketuar një futbollist edhe nga skuadra tjetër e Mançesterit, kapitenin e Sitit, Kajl Uoker.
Pep Guardiola deklaroi një ditë më parë se mbrojtësi i ka kërkuar klubit të largohet pas 7 vitesh, pasi dëshiron të provojë një tjetër aventurë jashtë në fundin e karrierës dhe bëhet e ditur se Milani është një nga opsionet që po shqyrton, përveç atyre në Arabinë Saudite.