Nga Endri ÇINARI

Mbrëmë u zyrtarizua firma e rinovimit me Antonio Delajn për 3 vite tek Vllaznia. Sulmuesi ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe është shpërblyer me rinovimin e kontratës. Por gjithashtu edhe për ta “blinduar” atë, në rast se në të ardhmen do ketë ndonjë ofertë interesante për shërbimet e 21-vjeçarit. Tek Vllaznia po mendojnë shumë për të ardhmen e skuadrës dhe këtë e vërteton edhe bashkimi i futbollistëve të tjerë nga U-19 në stërvitjet e ekipit të parë.

Tre lojtarë të ekipit U-19 të Vllaznisë i janë bashkuar në stërvitjeve të kuqebluve së fundmi. Futbollistët e bashkuar me ekipin A anë Hazret Shimaj, Klajti Halili dhe Aris Ara. I pari aktivizohet në rolin e mesfushorit të qendrës. Ndërsa dy të tjerët i përkasin repartit të avancuar, ku Halili luan si sulmues qëndror dhe Ara si anësor në sulm.

Duket se trajneri Brdariç dhe stafi i tij po i japin një hapësirë më të madhe elementit të ri këtë edicion. Ku edhe në ndeshjet e Superiores kanë gjetur hapësira dhe minuta mjaft futbollistë të dalë rishtazi nga akademia kuqeblu. Të rradhës duket se janë Shimaj, Halili dhe Ara, tre nga elementët më të spikatur në rradhët e Vllaznia U-19.

Pavarësisht se ata nuk pritet të jenë të grumbulluar me ekipin në ndeshjen e rradhës kundër Laçit.E rëndësishme për stafin momentalisht është integrimi i tyre sa më i shpejtë në ekipin e parë. Në mënyrë që të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre në të ardhmen./www.shkodrasport.com/