Shqipëria këtë vit është përmbytur nga reshjet e shiut si në Veri edhe në Jug. Madje, për shkaqe natyrore janë shtyrë shumë ndeshje të futbollit si në Superiore, ashtu edhe në kategoritë e ulëta.
Jo më larg sesa tre ditë më parë u vendos që Superiorja të mos luhet në mesjavë nga frika e reshjeve të dendura në të gjithë vendin. Por, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Spanjë ndodhin të njëjtat gjëra.
Kurioz dhe argëtues episodi që ka ndodhur në Segunda Division B, ndeshja mes Lealtad dhe Mirandes u pezullua për shkak se në fushë nuk mund të luhej.
Po të shohim imazhet, arbitri ka marrë vendimin më korrekt, ndërkohë që ambienti i ngjante një pishine sesa një fushe për t’u luajtur futboll.
Pranvera sapo ka filluar dhe ndoshta dikush mund të jetë i gatshëm të bëjë plazh. Ujë i kripur deti? Jo me të vërtetë, edhe pse në Villaviciosa ke mundësinë që të shohësh Oqeanin Atlantik.
Aty, faktikisht, në shtëpinë e Leltad, skuadra e Segunda Division B në Spanjë, kampionat i një niveli jo të lartë, por i respektueshëm, ndeshjea kundër Mirandes nuk është zhvilluar për shkak se arbitri mori vendimin që të mos luhej për shkak se fusha ishte e përmbytur nga shiu i dendur.
Imazhet tregojnë qartë kush kanë qenë kushtet e fushës së lojës, ndeshje futbolli në 100 metërsh stili i lirë… Moment në të cilin arbitri mori vendimin që ndeshja të shtyhej, fusha ishte në këto kushte, ende “njerëzore” në krahasim me ato të disa minutave më vonë. /EDS/