Nëse Elseid Hysaj dhe Napoli do të vendosin të ndajnë rrugët, për futbollistin e përfaqësueses shqiptare mbetet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A.
Shumë klube janë të gatshme të rrëmbejnë futbollsitin nëse ky i fundit zgjedh të largohet nga napolitanët.
Në ditët e kaluara është perfolur vazhdimisht për klube si Roma dhe Torino, por tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur si Sampdoria, Skuadra xjenoveze është në kërkim të përforcimeve pasi synon që në edicioni e ri t’i sigurojë trajnerit Klaudio Ranieri një përbërje më të kompletuar lojtarësh, që të mos ketë vështirësi për të siguruar mbijetesën dhe të synojnë që të shohin pak më lart në renditje, drejt Kupave të Europës.
Pritet që në ditët në vijim në adresë të futbollistit e Napolit të mbërrijë një ofertë konkrete nga klubi italian, i cili ka shprehur gatishmërinë që të përfshijë Hysajn në këtë projekt të ri të ringritjes së klubit i cili në historinë e tij ka një titull kampion të fituar në Serinë A në sezonin 1990-1991. /vipsport/