Te Kukësi nuk kanë kohë për të humbur dhe menjëherë pasi kanë zyrtarizuar trajnerin e ri, Alfred Allamani kanë prezantuar edhe afrimet e para. Pjesë e verilindorëve janë bërë Argel Avdiu dhe Okseold Sefa.

Të dy futbollistët kanë mbyllur aventurën e tyre me Vorën dhe tashmë për pjesën e dytë të sezonit do të vazhdojnë të jenë pjesë e Kategorisë së Parë, por ketë herë me fanellën e Kukësit.

Të dy futbollistët do të tentojnë të jenë protagonistë me Kukësin dhe të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivat.