Bayer Leverkusen nuk njeh limite këtë sezon.
Skuadra e Xabi Alonso-s triumfoi 2-1 ndaj Mainz në sfidën e parë të javës së 23-të, teksa vendosi një rekord të ri në futbollin gjerman.
Tani, Bayer Leverkusen ka regjistruar 33 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet, si asnjë skuadër tjetër gjermane, teksa aktualisht, kryeson në Bundesliga me 11 pikë më shumë se vendi dytë, Bayern Munich.
Bavarezët e mbanin këtë rekord deri mbrëmjen e 23 shkurtit, me 32 ndeshje pa humbje në seri.
Një ndeshje e veçantë edhe për Granit Xhakën që gjeti golin e parë me “aspirinat” dhe i pari për të në Bundesliga pas vitit 2015.