Vllaznia ne futboll per femra mbremjen e sotme ka “rrembyer” nje tjeter trofe, pikerisht ate te turneut nderkombetar te futsalles te zhvilluar ne qytetin L’ Aquila te Italise. Por trofeu i saj si ekipi me i mire i turneut, nuk ka qene i vetmi i marre nga shkodranet.

Per ta ka shkuar edhe nje tjeter trofe i vene nga organizatoret. Behet fjale per ate te lojtares me te mire te turneut, i cili ka shkuar per nje nga emrat me te njohur te Vllaznise dhe te futbollit shqiptar, Megi Doçi.

Ajo ka shkelqyer ne te dy ndeshjet e ketij turneu duke e ndihmuar Vllaznine te triumfonte fillimit ne gjysmefinale ndaj ekipit ukrainas CHORNOMORETS Odessa me shifrat e thella 13-2, ndersa ne finalen e sotme ndaj ekipit zvicerian Lion Futsal Club Zurigo me rezultatin 7-3.

Vlerat e Doçit jane te njohura kuptohet brenda Shqiperise prej vitesh, por ajo shkelqen edhe ne ndeshjet qe Vllaznia apo kombetarja shqiptare zhvillojne jashte vendit./www.shkodrasport.com/