Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh për Lamine Yamal para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Paris Saint-Germain raportohet se ishin të gatshëm ‘të thyejnë bankën’ për Yamalin, duke trokitur në dyert e Barcelonës me një ofertë rekorde prej 250 milionë eurosh para hapjes së afatit kalimtar veror.

Drejtuesit e gjigantit francez e kanë parë yllin spanjoll si zëvendësuesin adekuat të Kylian Mbappes i cilii gjatë verës u transferua tek Real Madridi.

Sidoqoftë, Laporta ishte i sigurt për potencialin e Yamalit, duke refuzuar këtë ofertë dhe duke i ofruar atij mbështetje për të krijuar më shumë histori në ‘Camp Nou’.

“Ata erdhën për të blerë Lamine Yamal nga unë për 250 milionë euro dhe unë iu thashë ‘jo’. Ai është lojtari më i famshëm në botë. Cila është vlera e vërtetë e Lamines?