Joao Felix duket se ka rigjetur veten te Chelsea. Me 1 gol në 3 ndeshjet e para në kampionat dhe sulme shpërthyese e të befasishme, duket se “luzitani” ka gjetur te “blutë” e Londrës, hapësirën e duhur për përshtatur lojën e tij.
Stili i lojës te “londinezët” është shumë ndrysha nga skema e Atletico-s së Simeones dhe një gjë të tillë ke ka konfirmuar vetë “ylli” portugez, në një intervistë për “Eleven Sports”, i cili theksoi se në lojën e tij në Angli ka më shumë liri në stilin e lojës.
“Pozicioni që unë luaj dhe stili i Chelsea është i ndryshëm nga mënyra se si luajtëm në Atletico. Kam shumë më tepër liri për të luajtur futbollin tim, për të bërë gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar ekipin.
Mundohem të argëtohem në fushë. Karriera përfundon shpejt. Kohët e fundit isha 19 vjeç, u transferova në Atletico dhe tani jam 23. Po, ndihem mirë duke luajtur këtu. Thjesht duhet të marrësh rezultate, dhe kjo është e mrekullueshme”,- u shpreh në fjalët e tij, Joao Felix.