Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e ka cilësuar normal nervozizmin e sotëm në ndeshjen ndaj Bylisit. Në fjalët për “SuperSport” ai tregoi debatin me Goxhajn dhe insistoi se ekipi do të siguronte rezultate të tjera pozitive.
“Ajo në fund nuk është penalti. Sot ishte një ndeshje e shumë e rëndësishme për ne dhe për Bylisin se situata në renditje është se jemi afër. Pas barazimit me Laçin ne humbëm shumë shanse, folëm me lojtarët për këtë ndeshje, Bylisi është një skuadër shumë e fortë dhe punoi shumë. I jap përgëzime të dy skuadrave për lojën.
I thashë Goxhajt që të vazhdonte të luante. Ai tha që do të vazhdonte lojën dhe gjithçka shkoi mirë, nuk i thashë asgjë tjetër, ata erdhën te pankina jonë. Kjo është normale që në një ndeshje të jesh më i nervozuar. Disa herë edhe unë kam reagime negative por ky është futbolli.
Skuadra ime luajti shumë mirë, kjo është e rëndësishme, dhanë gjithçka në fushë dhe shoh të ardhme shumë të mirë për ekipin tim. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort. Vllaznia ka një të ardhme të mirë për t’u ngjitur shumë më sipër.
Jam shumë i lumtur që erdhi Zhunior, pas dy ndeshjesh e futa titullar, pas 80 minutash është i lodhur por për mua është lojtar i mirë dhe e ndihmon Vllazninë”, tha Jonuz. /vipsport/