Vllaznia do te luaje sot ne oren 13.00 ne Laç ndeshjen e rradhes, te paren per fazen e dyte te kampionatit, ate ndaj skuadres vendase qe tashme drejtohet nga trajneri shkodran Armando Cungu.

Ekipi kuqeblu i ka mbyllur dje pergatitjet per kete takim dhe menjehere pas seances se fundit eshte nisur drejt Laçit ku dhe ka kaluar naten e mbremshme.

Sakaq, trajneri Mirsad Jonuz duket se e ka gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe ne kete perballje ku siç dihet, do te mudojne per arsye demtimesh, maqedonasi Gligorov dhe braziliani Hygor.

Ne porte do te jete serish Sherri ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta qe do te luaje ne te djathte, Shehi e Malota ne qender dhe Walusimbi ne te majte.

Ne mesfushe nderkohe do te luajne Krymi e Ramadani ne qender, Marku ne te majte dhe Kruja ne te djathte ndersa dyshja e sulmit edhe kete here do te jete e formuar nga Lika e Shtubina.

Me kete 11-she Vllaznia do te kerkoje te ruaje serine e rezultateve pozitive qe ka marre kete kampionat ne te gjitha ndeshjet qe ka luajtur ne transferte, ndonese perballja me Laçin konsiderohet shume e veshtire.
www.shkodrasport.com