Emrat e bujshëm që mund të ketë Kukësi në sulmin e tij nuk frikësojnë aspak tek Vllaznia. Trajneri i saj Mirsad Jonuz është shprehur shumë entuziast për ndeshjen e nesërme e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Në prononcimin e tij për mediat në konferencën e sotme për shtyp, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar së tepërmi mbrojtjen e skuadrës së tij por edhe optimizmin që ka në rradhët e skuadrës.

“Sfida me Kukesin nuk eshte aspak e veshtire, ne nuk kemi se çfare te humbim, mundemi vetem te fitojme. Do ta shohim neser si do te jete ne fushe ky takim. Kam pare disa video te ndeshjeve te Kukesit brenda dhe jashte, kane sulm te mire, por edhe ne kemi mbrojtje te mire.

Te shohim se çfare do te ndodhe, mendoj se do te jete mire per ne. Kukesi ka edhe mbrojtje te mire, por une u ndala tek sulmi sepse kane ne dispozicion Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj. Megjithate une besoj se do ia dalim sepse kemi filluar te fuksionojme ashtu si duhet.

Te gjithe lojtaret do t’i kem te gatshem, sot zhvilluam edhe stervitjen e fundit dhe gjithçka duket mire. Sa i takon formacinit, do te kete levizje vetem taktike. Ne ndeshjen do te hyjme me idene e qarte per te fituar, pastaj çdo rezultat pozitiv eshte i mire.

Sot ne stervitjen e fundit me ekipit, kam vene re qe edhe tek sportistet eshte nje situare optimale dhe kjo me ben entuziast edhe mua”- ka deklaruar numri 1 i pankines shkodrane.