Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ndaj Teutes ndeshjen e rradhes per kampionat, ndeshje kjo qe do te startoje ne oren 16.30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ekipi kuqeblu eshte i grumbulluar qe pasditen e djeshme dhe padyshim qe te gjithe pjestaret e tij duken te fokusuar maksimalisht tek kjo sfide, me objektivin e qarte per ta fituar ate.
Nderkohe stafi teknik ka vijuar punen per pergatitjen e skemes me te cilen do te perballojne durrsaket dhe po ashtu tashme kane te qarte edhe idene per 11-shen qe do te hedhin ne fushe.
Siç e paralajmeroi edhe trajneri Jonuz dje, nuk do te kete ndryshime te medha ne emra, por vetem ne vendosje, pikerisht ne mesfushe.
Sa i takon formacionit, Sherri do te jete ne porte, per te vijuar me Gurishten, Shehin, Maloten dhe Gligorov ne mbrojtje. Ne mesfushe pritet te luaje treshja Krymi, Ramadani dhe Marku ndersa ne vijen e pare, pritet te luajne Lika, Emerson dhe Uenderson.
Keta dy te fundit kane bere nje ndeshje te mire heren e fundit ndaj Tiranes dhe prandaj Jonuz ka vendosur t’u besoje serish duke ulur kesisoj ne stol Shtubinen. Objektivi i Vllaznise ne kete ndeshje padyshim qe eshte fitorja sepse asaj barazimi nuk i ben pune.
www.shkodrasport.com