Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka qenë i pakënaqur edhe pse shënoi katër gola në sfidën ndaj Luftëtarit. Tekniku theksoi se të tijtë kanë humbur shumë topa dhe duele, të cilat në futbollin profesionist nuk janë shumë të lejueshme.

Më mirë fitorja apo numri i golave? “E rëndësishme që kemi fituar dhe kemi shënuar 4 gola. Ka shumë probleme që duhet t’i rregullojmë. Kemi probleme në sulm dhe në mbrojtje. Nuk ka komunikim të mirë në mbrojtje. Pasimet nuk ishin të pastra, kemi humbur shumë topa dhe shumë duele. Në futbollin profesional nuk është diçka e lejueshme.

Për 60 minuta ishte situatë kaotike? Ishte ajo që nuk patëm koordinimin e duhur, ishte transformimi i mbrojtjes. Kemi pasur edhe gabime individuale që nuk duhen bërë. Gjashtë futbollistë me karton të verdhë dhe duhej të kishim kujdes se ndeshja e radhës është me Skënderbeun. Kemi edhe Malotën me karton të verdhë, Gurishta i dëmtuar. Kur mungojnë dy apo tre lojtarë janë të kuptueshëm problemet.

Problemi është se nuk luajnë në të dy drejtimet. Duhet ta kuptojnë se nuk luhet vetëm në sulm. Komunikimi mes mbrojtjes dhe sulmit nuk kishte i mirë. 4 gola ishin si pasojë e aksioneve të rregullta. Për momentin kemi 3 portieri dhe ka luajtur mirë. Gjithmonë 4 gola flasin shumë por nuk jam shumë i kënaqur”, u shpreh Jonuz./vipsport/