Vllaznia do të përballet të premte në orën 18:00 me Tiranën në “Loro Boriçi”. “Klasikja” e futbollit shqiptar ose e njohur ndryshe si Derbi i Shqipërisë vjen në një moment të përshtatshëm për të dyja skuadrat, që janë duke kaluar një formë të mirë.

Shkodranët morën një pikë në transfertën e vështirë të Ballshit, ndërsa kryeqytetasit vijnë pas shtatë fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet.

Trajneri Mirsad Jonuz duhet të bëjë sërish pa të dëmtuarin Florind Bardulla, që edhe këtë javë nuk do ketë mundësi të zbresë në fushë. Dëmtimi i mesfushorit ka krijuar një boshllëk te shkodranët, që shohin të rikthehet nga pezullimi mbrojtësi Erdenis Gurishta.

Ndeshja kundër Tiranës pritet me interes nga tifozeria shkodrane, me “klasiken” që ka dhuruar emocione edhe në shkallët e stadiumit./newsport/