Vllaznia mori nje barazim me shume vlere sot ndaj Tiranes ne transfere dhe skuadra ka bere nje 90 minutesh te mire duke merituar pergezimet edhe te specialisteve.
Zgjedhet e stafit teknik kane rezultuar te goditura teksa Osja e Lekiqi jane munduar qe gjate gjithe kohes te udhezojne lojtaret e tyre per te zbatuar detyrat e dhena dhe ne fakt kete e bene ne menyren e duhur.
Nje tjetër element i veçantë ishte edhe trajneri Mirsad Jonuz. Ky i fundit u dënua për dy ndeshje dhe po e shihte ndeshjen në një dhomë të veçuar.
Në një moment u kap edhe duke konsumuar duhan, duke na kujtuar Mauricio Sarrin në Europë dhe dashurinë e tij të madhe për të konsumuar cigaren, kuptohet nga stresi qe e kishte perfshire gjate ndeshjes.
Ndonese ne tribune lart, Jonuz ka qene ne komunikim te vazhdueshem me ndihmesit e tij permes telefonit dhe kufjeve dhe gjithcka ka shkuar ne menyren e duhur.
Ne fund te gjithe jane dukur te kenaqur me barazimin, ndonese tek Vllaznia jane te mendimit se me pak kujdes mund te kishin dale te fituar nga ky takim.
Gjithsesi edhe nje pike nuk eshte keq per Vllaznine e cila vinte pas dy humbjeve rradhazi dhe per rrjedhoje ky barazim ndaj nje ekipi pretendent vlen shume nga ana psikologjike.
www.shkodrasport.com