Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, mendon se skuadra e tij është ndëshkuar sot nga gabime individuale përballë Laçit. Për SuperSport, ai deklaroi se vështirësia me të cilën përballej i përkiste mungesave të shumta në radhët e të tijve.
“E kam thënë që është e vështirë të luash 3 ndeshje në 7 ditë, sot ishte e vështirë të luanim se Laçi është një skuadër shumë e mirë. Ata luajtën në Europë, ne e nisem 20 ditë para sezonit e lojtarët na erdhën vonë.
Por të humbësh si 1-0 e 2-0 është njëlloj për mua. E thashë një javë më parë se do të shoh këto ndeshje për të parë gjërat individuale dhe kolektive e pas kësaj periudhe do të kem më shumë punë për të bërë.
Në pjesën e parë humbëm një herë pozicionin në mbrojtje dhe në një kundër një Shehit I iku Nuabueze. Më pas ishte më e thjeshtë për Laçin në kundëruslm, ata kanë një lojtar si Nuabueze, më i miri në Shqipëri.
Tani kemi derbin me Bylisin, kemi 5 ditë për ta përgatitur. Sot kishim mungesa, në ndeshjen tjetër kemi mungesën e Ramadanit e Gurishtës edhe është e vështirë për ne, por do të mundohemi të gjejmë lojtarët.
Ishte detyra e Shehit ta mbulonte Nuabueze, pësoi dy gola me gabime por është lojtari im dhe i besoj. Edhe me Partizanin portieri gaboi dy herë por i besoj. Mendoj se do të bëjmë përgatitje të mira në këto ditë. E përsëris se nuk është problem diferenca e golave, ishin gabime individuale të Shehit”, tha Jonuz. /vipsport/