Fitorja me Partizanin, sigurisht që ngroh Vllazninë, ndërsa trajneri Mirsad Jonuz duket se  është “ngrohur” me këtë tripikësh në shtëpi. Pas ndeshjes në emisionin “Gol pas goli”, Jonuz ka folur për ndeshjen por është ndalur edhe tek dy momentet e ndeshjes, penalltia në favor të skuadrës së tij, si dhe rasti ku pretendon Partiznai për 11-metërsh: “Unë nuk i kam kontestuar arbitrat, vetëm kur ka pasur raste flagrante dhe gabimet e tyre.  Penalltia në favorin tonë duket qe është dorë e pastër. Është i saktë vendimi i gjyqtarit. Sa i përket penalltisë që pretendon Partizani, kjo është një luftë mes mbrojtësit dhe sulmuesit…”, – ka thënë Mirsad Jonuz pas sfidës me të kuqtë.

Tifozët

Shpesh Jonuz ka pohuar se skuadra e ka të vështirë që të shprehet në Shkodër edhe për shkak se presioni nga tifozët që duan fitore është shumë i madh: “Ndoshta kanë ndikuar tifozët, sepse ne duhet që të fitojmë çdo ndeshje për këtë futemi në fushë, por e ka treguar koha. Normalisht që futbolli për tifozë luhet”.

Ndryshimet

“Kemi pasur disa lëvizje dhe ndryshime në formacion. Ka qenë ndeshje e fortë, por e kemi marrë disa herë iniciativën për të shënuar. Edhe Partizani ka pasur raste dhe na ka vënë në tension. Në futboll ka gjithmonë ka edhe kritika, por edhe kur kam qenë trajneri i Maqedonisë kanë qenë kritikat, por ama kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin.”

Pozicioni

I pyetur se mund ta shmangë “Play-Out-in”, Jonuz ka theksuar :”Nuk e dimë se kush do ta ketë këtë pozicion, por është i vështirë ky kampionat. Ne duhet që të përqendrohemi në kampionatin tjetër. Ndeshja e radhës me Flamurtarin ka për të qenë i vështirë”,-tha Jonuz në fund.