Te Vllaznia kanë vuajtur shumës, sidomos kur skuadra ka pasur 4-5 mungesa për shkak pezullimesh lojtarësh. Trajneri Jonuz e ka shprehur një gjë të tillë, apo dhe pjesëtarë të stafit të tij, si pas sfidave me Laçin, Bylisin apo dhe Tiranën.

Ndaj edhe në Shkodër janë duke menduar për një ekip më solid në pjesën e dytë të sezonit për të realizuar synimet që kanë.

Madje, trajneri Jonuz, nga sa ka konstatuar deri më tani ka kërkuar që të ketë të paktën 2-3 afrime. Në mesfushë dhe në sulm, por edhe ndonjë mbrojtës me eksperiencë pritet q ëtë jenë kërkesat e trajnerit për merkaton.

Vllaznia kë bërë një ecuri të mirë, ndonëse është ngjitur nga Kategoria e Parë, por drejtuesit kanë si synim një vend në Kupat e Europës, apo pse jo edhe Kupën e Shqipërisë…/Vipsport/