Vllaznia luan neser ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Luftetarit ne “Loro Boriçi” dhe padiskutim qe kuqeblute do te kerkojne patjeter fitoren sepse nuk kane alternative tjeter.

Perpara kesaj ndeshje, ka qene trajneri Mirsad Jonuz ai qe ka dale para gazetareve ne konferencen e zakonshme per shtyp te pragndeshjes dhe ka folur ne lidhje me pergatitjet per te, per formacionin dhe shume gjera te tjera.

“Nuk kemi opsion tjeter perveç fitores ne kete ndeshje. U kthyem pas nje situate shume te veshtire qe u krijua pas ndeshjes me Tiranen, demtimetqe kemi patur jemi munduar t’i rikuperojme, jemi munduar te harrojme padrejtesite qe na jane bere dhe pas barazimit me Teuten dhe fitores ne Kupe, futemi ne ndeshjen e rradhes te angazhuar maksimalisht per ta kaluar me sukses.

Skuadra nuk eshte nen presion para kesaj ndeshje, eshte nje situate normale dhe lojtaret e dine qe eshte nje ndeshje e cila duhet fituar me çdo kusht”- ka thene ai.

Sa i takon formacionit te neserm, trajneri Jonuz ka shtuar: “Do luajme me nje formacion sulmues ne kete takim sepse duam ta fitojme ndeshjen. Kemi patur nje dyshim se kush do te luante ne vend te Krymit dhe Ramadanit por ne ate pozicion do aktivizohet Hygor. Po ashtu, kemi nje dileme se kush do te luaje ne mes Zogajt dhe Uenderson, megjithate kjo nuk ka shume rendesi. Duhet ta fitojme kete takim”.
www.shkodrasport.com