Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, shpjegoi se loja e sotme e skuadrës së tij kishte qenë e fokusuar te ndalja e treshes së sulmit të Skënderbeut. Në “SuperSport” ai tregoi se si kishte përgatitur këtë transfertë dhe se çfarë u kishte thënë lojtarëve në pushimin e ndeshjes.

“Një skuadër e mirë, pas shumë ndeshjesh, sot luajtëm një ndeshje të vështirë në Korçë. Fusha është e vështirë dhe them se te Skënderbeu kanë tre sulmues të mirë. I mbylla këto pozicione se e dija se ata janë të rrezikshëm.

Vendosa këto lojtarë në sulm se janë me eksperiencë. Në pjesën e parë kishim 2-3 shanse për gol, edhe Skënderbeu. Pas pjesës së parë thashë që të ruanim mbrapa dhe në një moment kur Skënderbeu të gabonte të shënonim golin dhe të merrnim fitoren.

Markut në të djathtë, e kam luajtur në të majtë më parë në Gjirokastër, ishte taktikë, se doja të mbyllja Bregun. Ky rreshtim me katër në vijë, është i vështirë, por kam lojtarë shumë të zgjuar, Marku është futbollist i mirë që luan shumë pozicione. Vendosa një mbrojtës krahu, Gligorov, në mesfushë se ka cilësi për të luajtur para.

Është problem psikologjik, se ka më shumë presion në Superiore se në Kategorinë e Parë për ata që kanë ardhur. Njëlloj janë pikët, si brenda, si jashtë. Kur luajmë ndaj Skënderbeut e Kukësit, i kam thënë jojtarëve të mi që të kënaqen duke luajtur”, tha Jonuz. /vipsport/