Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte shprehur pergjithesisht i kenaqur me paraqitjen e ekipit ne miqesoren e luajtur dje ndaj Pogradecit te cilen e ka fituar me rezultatin 1-0.
“Mbeta i kenaqur nga paraqitja e skuadres dhe ajo çfare me kenaq eshte pergatitja e mire fizike e ekipit. Megiithate une pres ende sulmues qe na duhet shume.
Duke pare kete kontigjent dhe afrimet qe jane bere e them me bindje se ky ekip do te shkoje larg. Ne miqesoret e tjera me Strugen dhe Bylisin do te shihni ne fushe nje Vllazni me te mire”- ka thene ai.
Jonuz nderkohe eshte pyetur edhe per ecurine e pergjithshme te skuadres, objektivat dhe shume gjera te tjera per te cilat eshte shprehur:
“Në Shkodër e di që tifozët presin shumë dhe përmendin shpesh faktin që skuadra nuk del kampion prej gati 20 vitesh. Por më shumë sesa për këtë gjë, tifozët duhet të shqetësohen dhe të gjejnë shkaqet dhe fajtorët që e çuan këtë skuadër në këtë gjendje dhe madje edhe ta hedhin nga kategoria këto vitet e fundit.
Ne tani kemi nisur një punë për t’i bërë gjërat nga fillimi por nuk është e lehtë. Janë shumë gjëra për t’u rregulluar. E para gjë që duhet të bëjnë në Shkodër, biznesmenët, Bashkia apo nuk e di se kush tjetër, është të ndërtojnë një fushë të mirë që ekipi të stërvitet në kushte normale.
Ne po mundohemi të bëjmë më të mirën. Vërtetë disa gjëra nuk na kanë shkuar si duhet sidomos në ndeshjet brenda, por kjo ka ardhur ngaqë ekipi ka dashur të luajë hapur dhe nga kjo është ndëshkuar. Megjithatë vazhdojmë të shohim përpara.
E rëndësishme është që skuadra funksionon dhe të gjithë funksionojmë si grup, para dhe pas çdo ndeshje. Gëzojmë dhe hidhërojmë të gjithë sëbashku për rezultatin që marrim. A do të jetë Vllaznia në Kupat e Europës nëfund të sezonit? Do ju tregoj më 10 mars nëse Vllaznia shkon në Europë këtë sezon apo jo”.