Autori i golit të tretë dhe të fitores së Tiranës ndaj Dinamos, Fjoart Jonuzi, foli për MCN TV në përfundim të sfidës.

“E ndërlikuam ndeshjen kur shkuam 2-2, patëm raste për ta mbullur. Jam i lumtur për golin e parë, shpresoj të zhbllokohem për gola të tjerë. I lumtur edhe për 3 pikët.

Golat e pësuar? Nuk është se duhet t’ja lëmë vetëm mbrojtjes gabimit, mbrojtja e mirë është kur janë të gjithë. Duhet të jemi grup, mesfushë, sulm, mbrojtje. Me Egnatian e rregulluam pak, është edhe çështje psikologjike pasi rëndohemi kur pësojmë golin e parë, na bie volumi i lojës.

Me profesor Shehin isha titullar, luajta edhe në Europë. Gjeta një rol numër 6 që nuk është i imi natyral. Me ndërrimin e trajnerit është çështje personale shijesh. Me ndryshimin e stafit tani, mendoj se më kanë dhënë besim dhe shpresoj t’i shpërblej në vazhdim”, tha Jonuzi.