joart Jonuzi beson se Vllaznia i ka të gjithë mundësitë për të sulmuar të dy trofetë: titullin dhe kupën. JONUZIPas kualifikimit ndaj Partizanit, mesfushori kuksian mendon se skuadra nuk duhet të bëjë më një lojë si kundër të kuqve, ku shmangu me shumë fat kohën shtesë, duke rrezikuar jo pak. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai theksoi se sfida e sotme në Laç është më e vështira për kuqeblutë.


Fjoart, një kualifikim me shumë vështirësi ndaj Partizanit?

E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Partizani nuk kishte çfarë të humbiste dhe do të hidhej në sulm. Kundërshtari luajti me shumë forca në sulm dhe tentoi të kthente rezultatin. Unë mendoj se ishte normale që të ndodhte kjo, sepse dihet kualiteti që ata kanë. Në fund të fundit jemi të lumtur që e kaluam me sukses.

Ju ku e shikoni skuadrën në fund të sezonit?

Nuk mund të bëj parashikime, por di të them se do të jemi pretendentë deri në fund dhe do të luftojmë në çdo ndeshje, pasi këtë vit po bëhet kampionat me të vërtet i paparashikueshëm. Ne do të provojmë për të dy trofetë, pasi kemi arritur edhe në fazën gjysmëfinale të Kupës, por do të synojmë së pari titullin e kampionit. Frymën e grupit e kemi të mirë dhe kjo na bën që të besojmë deri në fund.