Bylis-Tirana, kryendeshja e Kategorisë së Parë, Grupi i Jugut, do të gjykohet sot nga një treshe nga Elbasani, me kryesor ndërkombëtarin Enena Jorgjji.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme, edhe pse Tirana është e shkëputur me pikë, ndaj dhe është caktuar një nga gjyqtarët më të mirë.

E veçanta është se në këtë ndeshje, në rolin e vëzhguesit do të jetë Lorenc Jemini, ish-gjyqtar i FIFA-s, i rikthyer pak kohë më parë nga FSHF-në këtë pozicion të ri.

Kurse për tri ndeshjet e sotme të javës së 20-të të Superiores, sektori i gjyqtarëve në FSHF ka zgjedhur Klajdi Kolën për Laçi-Luftëtari, Kreshnik Cjapin për Flamurtari-Lushnja dhe Laver Allën për Kamza-Skënderbeu./Vipsport/