Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 1-1 me Teutën. Ai deklaroi se do të flitej ndryshe, nëse nuk do të ishte shënuar ai gol në fund, të cilin e quajti si kompensim për golin e pësuar ndaj Partizanit.
“Duke pasur parasysh zhvillimin e ndeshjes, në pjesën e parë duhet të bënim më mirë. Jo për shkak se ishim në disavantazh, por mënyra si u shprehëm në veprimet sulmuese, nuk ishte e duhura. Duhet të bënim një ndalesë të topit dhe të ishim më të saktë.
I dhamë mundësinë Teutës të na sulmonin në mënyrën e tyre. U bë një kompensim i pikës që humbëm me Partizanin. Më pëlqeu mënyra si skuadra kërkoi deri në fund. Ndryshe do flisnim nëse nuk do të shënonim.
Kurti ka pësuar një kontraktim, nga ajo që mësova. Nuk mendoj se do mungojë gjatë”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Mirel Josa pas ndeshjes Teuta- Laçi.