Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, teksa në rolin e specialistit analizoi duelin e kuqezinjve ndaj Kroacisë, duke u fokusuar kryesish në mbrojtjen e Shqipërisë.

“Gjimshiti- Nuk mund të pres diçka më tepër, nuk ka bërë gabime fatale. E ka treguar veten e tij. Ne mund të kapemi te funksionimi i mbrojtjes.

Mitaj- Me Italinë, një nga zbulimet e Sylvinhos, Mitaj, pati disnivel. Pastaj Mitaj e përmirësoi.

Hysaj dje ka bërë vetëm një gabim. Unë jam i kënaqur që trajneri i besoi sërish Hysajt.

Nuk kemi lënë pikë me Kroacinë. Jam i lumtur që barazuam dhe morëm iniciativën në fund” – tha ai.