Vemendja e te gjitheve tashme eshte e perqendruar tek Goce Sedloski, por ish-trajneri i Vllaznisë Mirel Josa rikthehet herepashere ne media per te folur rreth Vllaznise. Keshtu ka bere dhe sot kur për Oversport ka shpjeguar situatën me disa lojtarë dhe largimin e tij.

“Kam qenë nga një javë në Greqi dhe i kam ndjekur të gjitha lajmet e futbollit shqiptar. Mund të flas vetëm për Vllazninë sepse për skuadrat e tjera nuk më takon të flas. Vllaznia ishte brenda objektivave dhe tashmë nuk është se e shoh që është jashtë.

Të dy trajnerëve, Milotit dhe Sedloskit i uroj suksese. Vllazninë më tepër e kam parë me kuriozitet dhe i vetmi që kisha ishte të shikoja mentalitetin e tyre pas largimit tim. Skuadra nën drejtimin tim ka pasur dhe ndeshje të mira dhe të këqija.

Nëse do të bëjmë një analizë lojës së ekipit me mua, unë kam mbajtur një linjë që na ka interesuar më tepër. Liridon Latifi ka dënuar veten e tij në radhë të parë sepse nuk është përgjegjës me stafin dhe në fushën e lojës. Skuadrën time nuk e përbënte vetëm ai. Ne bëmë çdo gjë që ai të kthehej sa më shpejt.

Një lojtar i shërben ekipit dhe kur luan 10 minuta. Ne kërkonim një lojtar që i jep skuadrës atë që skuadra i jep po atij. Ne duhet të gjenim një Latifi që të ishte në gjendje të mirë për ekipin. Unë nuk jam penduar për asgjë ndaj tij. Balaj më pëlqente si karakter kur isha trajner i Vllaznisë vite më parë dhe pse të mos e merrnim një lojtar që është nga ai qytet.

Për ne është një bonus të kishim një Bekim në ekip. Ai nuk është se nuk ka pranuar zëvendësimin ndaj Teutës, ka pasur raste që ai është zëvendësuar dhe shpejt. Unë me lojtarët bisedoj në tavolinë, Balaj erdhi në Shkodër me një gjendje fizike të mirë. Problemi i tij është të gjejë veten e tij dhe të jetë më efikas përpara portës.

Për sa i përket Vulaj, nuk kam asgjë me të. Në verë më thanë që do të vijë një lojtar me emrin Vulaj që unë nuk e njihja fare. Problemi është se si ai do të përshtatej me ekipin dhe skemat e trajnerit. Në ditën e parë unë i thashë atij që do të luash dhe të përshtatesh në një pozicion.

Vulajn e provuam në disa pozicione që nuk i bëri dot. Që të luante ai në një pozicion si fantazist i bie që një prej mesfushorëve të mbeste jashtë. Unë me të nuk kam pasur kurrë një përplasje me të dhe me asnjë tjetër. Kishim një ndeshje të rëndësishme në Kupë ku Flamurtari na mundi në ndeshjen e parë dhe Vulaj nuk dha asgjë dhe më pas u zëvendësua në 45 minutat e dyta.

Trajneri Miloti ndoqi nën drejtimin e Vllaznisë një strategji si ajo e imja. Uroj që Vulaj të ketë minuta me trajnerin Sedloski. Nuk më vjen keq që u ndava në këtë periudhë me Vllazninë. Aty kishte filluar lufta nga 2-3 javë dhe unë futbollin e konsideroj të tillë.

Vllaznia ka marrë pikë ndaj Tiranës, Kukësit dhe me Partizanin kemi dalë të barabartë. Skuadra ime nuk fluturonte sepse nëse e bën një gjë të tillë është në aspekte të mira. Vllaznia i kishte këto cilësi dhe mund të pretendonte për titullin kampion.

Tashmë duhet të shohim të kalojmë Egantian që kemi përpara në renditje. Gjerat ndonjëherë nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe duhen parë ku qëndrojnë gabimet qoftë me mua në stol, qoftë me një trajner tjetër. Kur një skuadër nuk ka vazhdimësi, i pari që sakrifikohet është trajneri.” – u shpreh Josa.