Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, është shfaqur shumë i zhgënjyer, pas humbjes 4-0 ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, tekniku i verilindorëve është shprehur se skuadra ka oshilacione, duke thënë më tej se Partizani e meritoi fitoren.

“Oshilacionet kanë qenë. Ne sot luajtëm pa presion deri te pësimi i golit të parë. U futëm në lojë, po bënim lojën tonë, po qarkullonim topin. Partizani ka kapi të papërgatitur.

Te goli i dytë gabuam shumë, në markimin e lojtarëve. Ata qëndruan shumë larg. Partizani e meritoi fitoren. Mund të na kapte në hapësirat që lamë në pjesën e dytë. Lufta jonë më duket se është minimale.

Roli i Kukësit në këtë kampionat, është të paraqesim sa më mirë veten e tyre në ndeshje dhe të kenë sedër.

Ka pasur ndeshje ku lojtarët kanë treguar sedrën e tyre, ka pasur ndeshje ku kemi pasur oshilacione. Sot edhe lufta sportive pas pësimit të golit të parë, ne na ra komplet. Kishim mungesa sot. Që të luftohet, duhet të luftojë e gjithë skuadra.

Te goli i dytë, nuk ka mundësi që Çinari të flirtojë aq kollaj në zonë. Ne i dhuruam një gol Partizanit, siç ishte ai i treti, jo se donim t’ia dhuronim, por ky është mentaliteti.”, tha Josa.